Përmes një peticioni të firmosur nga 42 mijë të rinj prostiticionit mund të jetë i ndaluar me ligj në Holandë. Një kërkesë e tillë pritet të debatohet në parlament.
Lajmi bëhet me dije nga BBC duke nënvizuar se diskutimi hapet në një vend që ka legjislacionin më të hapur sa i përket cështjes së marrëdhënieve seksuale me pagesë.
Fushata e përhapur edhe në instagram nuk ka një emër por ka një mesazh : Nuk kam Cmim dhe krahas mesazhit shtrohet pyetja Nëse do të ishte motra jote.
Por ka patur edhe reagime të kundërta , ku persona të caktuar janë shprehur se janë profesionistë të seksit dhe dhe e ushtrojnë me dëshirë.
Promotorët e fushatës shprehen se fenomeni prostitucionit ka rënë .
Për më tepër ata shprehen se tek gratë shkon mesazhi se përmes prostitucionit është më e lehtë të bësh para . Ato duhet të kërkojnë ndihmë për të krijuar të tjera mundësi.