Vajzat e arrestuar për prostitucion online, duhet të dinin gjuhë të huaja pasi kjo gjë i favorizonte në pagë.
Klientët e tyre ishin kryesisht të huaj, dhe kjo gjë ishte diçka pozitive por vajzat pasi paga e tyre në këtë rast ishte mbi 3000 dollarë në muaj. Në një intervistë të bërë nga gazetarët e Klan Plus për shefin e seksionit për trafiqet e paligjshme, Skerdi Kasimi thotë, “ Vajzat paguheshin mesatarisht nga 600 mijë lekë deri në 3 milionë lekë të vjetra, ndërsa përllogaritja e fitimeve bëhet nëpërmjet krediteve”.
Por vajzat nuk përzgjidheshin në mënyrë rastësore, përveçse duhet të jenë të bukura, ato duhet të plotësojnë disa kushte kritere të tjera që të pranohen. Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë nga rrethet.