A do ta njihnit po ta shihnit në rrugë?
Ok, nuk është tërësisht tullace, por pak i mungon. Kristen Stewart u shfaq me ndryshime drastike në premierën e filmit të saj Personal Shopper në Los Angeles. Aktorja bukuroshe kishte prerë tërësisht flokët e saj tradicionalisht "normalë" dhe si të mos mjaftonte kjo ishte kthyer edhe në bjonde. Një veprim vërtetë i guximshëm, për të cilin mund të themi se dukej e penduar që në shfaqjen e saj të parë publike. Ajo i mbuloi vazhdimisht me duar dhe kur pa që diçka e tillë do të ishte e kotë (shumë e vështirë për t’u kuptuar), shtrembëroi fytyrën si për të trembur të gjithë ata që e shihnin me habi.