Është identifikuar dhe po kërkohet të ndalohet personi që hodhi mjetin shpërthyes që i këputi gishtat polices 24 vjeçare dje në protestë.
Bëhet me dije se personi që hodhi kapsollen është Danjel Dobraj.
Mësohet se 18-vjecari është identifikuar nga pamjet filmike gjatë protestës së banorëve të "Unazës së Re".
Për kapjen e personit të sipërpërmendur, Policia e Tiranës po zhvillon disa operacione.
Përveç 11 të arrestuarve, policia e Tiranës pritet të ndalojë dhe procedojë penalisht edhe persona të tjerë në lidhje me protestën e dhunshme para parlamentit.