Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka bërë thirrje qytetarëve sot në mbarë vendin, të mblidhen në Tiranë më 26 maj për të protestuar.
Në mesazhin e tij në rrjetet sociale, Basha shkruan krahas videos që publikon:
“Ata pasurohen duke grabitur Shqipërinë me koncesione dhe tendera. Është në dorën tonë t’i largojmë!”
Nesër paradite në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të mbahet protesta e thirrur nga opozita ku në plan të parë është kërkesa për largimin e ministrit Xhafaj, për shkak të skandalit me vëllain.
Një ditë më parë opozita dorëzoi në polici kërkesën për zhvillimin e protestës duke përcaktuar orën 11:00 por pa afat.