INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta, Bardhi padit ministrin Lleshaj: Prokuroria të mos bëhet shtojcë e pushtetit

Protesta, Bardhi padit ministrin Lleshaj: Prokuroria të mos bëhet shtojcë e pushtetit

Publikuar më: 12:39 15-04-2019

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka qenë sot në Prokurori ku ka dhënë shpjegime për padinë e bërë ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe policisë për dhunë ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestë. Sipas tij Prokuroria e ka patur për detyrë të niste hetimet dhe fakti që nuk e ka bërë ka detyruar PD të bëjë një padi.

Bardhi kërkoi që organi Prokurorisë të veprojë i pavaruar. Sipas tij nuk ka plane filmike për ata qytetarë që janë arrestuar.

“Isha sot në prokurori i thirrur nga organi i prokurorisë për të dhënë sqarime për akuzën e PD ndaj ministrit të brendshëm dhe drejtuesve të policisë për akte dhune ndaj qytetarëve. Kam dhënë prova e fakte për veprimet e kundraligjshme të punonjësve të policisë të cilët me urdhër politik kanë sulmuar qytetarët duke i penguar në të drejtën e tyre të protestës. Prokuroria e ka pasur detyrë të niste hetimet kryesisht por fakti që nuk ka ndodhur ka detyruar PD të bëjë padi. I bëj thirrje prokurorisë të mos bëhet shtojcë e pushtetit. Nuk është një organ i varur nga ministri i brendshëm. Sot ka 40 qytetarë që janë në burg, pa asnjë provë sepse kanë ushtruar të drejtën e tyre të protestës.

Ai u shpreh se gjyqtarët nuk kanë për ta kaluar vettingun nëse i shërbejnë qeverisë.

Bardhi e cilësoi ministrin e Brendshëm mbetje të komunizmit,pasi vetëm për të protesta ishte një puc kushtetues.Sipas Bardhit gjatë protestës nuk pati asnjë sulm ndaj policëve duke i konsideruar aktorë policët që ishin në spital.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036311149597168