INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta/ Basha: Ky është populli me të cilin Rama u tall

Protesta/ Basha: Ky është populli me të cilin Rama u tall

Publikuar më: 13:25 31-03-2018

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj protestuesve në Rrugën e Kombit duke e cilësuar reagimin e tyre si të natyrshëm pas padrejtësisë që po u bëhet me taksën e re të rrugës.

Kryedemokrati i ka kërkuar kryeministrit të pezullojë urgjent taksën dhe të tërheqë menjëherë policinë e të ndalë dhunën ndaj banorëve të Kukësit.

“Kjo tarifë është një gjobë ndaj popullit për korrupsionin e Edi Ramës. Taksim i dyfishtë, pasi Rama u merr shqiptarëve 200 mln euro në vit me taksën e qarkullit. Tarifa më e lartë në rajon, është ndëshkim për një nga zonat më të varfra të Shqipërisë që është përçmuar gjithmonë nga Rama. Ky është populli me të cilin Rama u tall të enjten dhe tha se nuk ngrihet. Taksa e pronës, që nga nesër tjetër grabitje për shqiptarët. Sot qytetarët i thanë ndal qeverisë së Edi Ramës. Në emër të opozitës i kërkoj Edi Ramës të pezullojë menjëherë këtë tarifë. Të tërheqë menjëherë policinë e të ndalë dhunën barbare ndaj banorëve. Kur përplaset populli i ndershëm me një qeveri të korruptuar fiton populli”, tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0038340091705322