INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA/ Basha: Nuk do ketë zgjidhje politike pa futur në burg ata që vodhën votat

PROTESTA/ Basha: Nuk do ketë zgjidhje politike pa futur në burg ata që vodhën votat

Publikuar më: 20:34 21-06-2019

Nga bulevardi Dëshmorët e Kombit, në protestën e 9 kombëtare të opozitës së bashkuar kryedemokrati Lulzim Basha u zotua se beteja e nisur nuk do mbarojë me largimin e Ramës, por vetëm kur të vendosen kushte për Shqipërinë si gjithë Europa.

Lulzim Basha në fjalimin që është duke mbajtur në sheshin para kryeministrisë u zotua para shqiptarëve, Europës dhe gjithë perëndimit se marrëveshje dhe zgjidhje politike pa nxjerrjen nga burgu të të gjithë protestuesve nuk do të ketë.

Rama tha se futja në burg e të gjithë personave që janë kapur në pazare me krimin do t’i hapë rugë zgjidhjes së krizës politike.

‘’E shoh këtë shesh si kurrë më parë nga Nënë Tereza tek Skënderbeu plot me pasardhësit e këtyre dy heronjve tanë. Rama ik.

Një ditë dhe natë si kjo do të mbahet mend përherë në historinë tonë. Kemi protestuar me dhjetëra herë këtë vit kundër krimit dhe drogës. Shpesh na kanë përbuzur, mos besuar. Shpesh herë propaganda e Ramës ja ka dalë ta shuajë zërin e të vërtetës, por sot kjo merr fund. Rama ik.

Por ora  e të vertetës erdhi. 6 vite me radhë qëndruam dhe ja më në fund bota e pa fytyrën e vërtetë të Ramës, që ka shkrirë në një shtetin, qeverinë me krimin. Rama ik.

Rruga jonë është rruga drejt Shqipërisë si e gjithë Europa. Rruga jonë është e mbushur me arritje që sot kërcënohen. Siç është lëvizja e lirë e të gjithë shqiptarëve. Pupacëve të krimit në parlament ju them se që sot e tutje sa herë ngrini kartonin për llogari të krimit ju do mbaheni përgjegjës. Jua them në emër të opozitës, në emër të sovranit. Rama ik.

Tani që errësira është shtrirë mbi qytet ndizini dritat shpresës që ta shohë bota. Rama ik.

Ky oqean shprese, ky bashkim është makthi, frika më e madhe e Ramës. Shpresa dhe besimi i çdo shqiptari të ndershëm tek ndryshimi që po vjen. E duam Shqipërinë si gjithë Europa.

Sonte nga ky shesh i mbushur si asnjëherë më parë në emrin e zonjave dhe nënave, baballarëve, gjyshërve dhe gjysheve tuaj që janë derdhur si asnjëherë në këtë shesh. Dua të zotohem në emrin tuaj, para kombit dhe Europës dhe perëndimit se kjo betejë nuk do të mbarojë me largimin e Ramës, por kur të kemi vendosur kushtet për Europën.

Gjatë kësaj jave çdokush i demokracive perëndimore që nuk ka besuar, apo kuptuar krimin e organizuar, kapjen dhe shkrirjen e shtetit në një me krimin e ka kuptuar se përballë tyre ka qenë një kryemafioz.

Largimi Ramës është i panegociueshëm. Rama ik.

Zgjidhje politike pa nxjerrë nga qelitë vëllezërit dhe motrat tona që janë aty se protestuan për Europën, Amerikën dhe pa futur në qeli ata që vodhën votat nuk ka zgjidhje politike.’’

Ne ja kemi borxh secilit prej jush, un si kyretar i PD, aleatët që këtë krizë të thellë mos ta mbyllim vetëm me një marrëveshje bazuar mbi pazare, duhet dhe do të mbyllet mbi parime dhe sonte dua ta them se parimi i parë është çuarja para drejtësisë në burg të personave të krimit.’’

Article Logic
Execution time: 0.0037779808044434