INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Protesta bashkon kritikët me Bashën, Igli Cara për INTV.al: Sot si qytetar, jo si politikan [VIDEO]

Publikuar më: 18:51 27-01-2018

'Jam këtu si qytetar, në kauzën kundër kësaj qeverie . Kjo është një kauzë e drejtë që i takon të gjithë shqiptarëve. Jemi në të njëjtën linjë me qytetarët, jemi kundër kësaj oligarkie që ka kapur shtetin' kështu u shpreh për mikrofonin e INTV.al Igli Cara, një nga kritikët e Bashës duke shpjeguar arsyet se përse iu bashkua tubimit të opozitës.

Mesa duket protesta kundër Ramës ka bërë baërë bashkë kritikët e Bashës, sikurse edhe Cara i cili se shprehet se këtë të shtunë ka dalë si qytetar dhe jo si politikan, duke konsideruar se do të jetë në çdo protestë ku protestohet kundër kryeministrit. 

Sipas tij kjo është një kauzë që i takon të gjithë shqiptarëve dhe nuk mund të personalizohet.

Pyetjes se nëse mbështet apo jo kauzën e PD ai thekson se mbështet çdo kauzë që çon në largimin e Ramës.

Article Logic
Execution time: 0.0040619373321533