INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta/ Çfarë po ndodh? Basha tërheq turmën te Ministria e Brendshme

Protesta/ Çfarë po ndodh? Basha tërheq turmën te Ministria e Brendshme

Publikuar më: 12:38 28-03-2019

“Na ndiqni, fillojmë marshimin”. Ishte kjo thirrja e ish-deputetit Flamur Noka, ajo që nisi zhvendosjen e turmës së protestuesve nga ambientet e Parlamentit drejt një destincaioni enigmë.

Protestuesit me në krye Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin u mendua se do të drejtoheshin drejt Drejtorisë së Policisë, por ata kanë ndaluar prej disa minutash përballë Ministrisë së Brendshme, ku lëshojnë thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Sandër Lleshaj.

Në kor protestuesit e “Astirit” thërrasin: “Lironi djemtë tanë” dhe "Rama ik".

Ndërkohë, ish-deputeti Flamur Noka i ka bërë apel ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj të mos përdorë dhunë.

“Nuk mbahet pushteti me policinë e krimit, me bandat e drogës”, është shprehur ai.

Article Logic
Execution time: 0.003756046295166