Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur në një mbledhje të rëndësishme të gjithë strukturat e PD-së. Mbledhja do të zhvillohet në orën 12:30 dhe në të do të marrin pjesë anëtarët e Këshillit Kombëtar, ish-deputetët dhe strukturat organizative.
Mbledhja në fokus do të ketë protestën kombëtare të 13 prillit, që ndryshe nga herë të tjera do të zhvillohet në orët e mbrëmjes. E ndërsa data për tubimin e radhës po afron krerët e partive opozitare janë në një tur takimesh me qytetarët e të gjithë qarqeve.