INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e 16 Shkurtit/ Dashamir Shehi paralajmëron dhunë

Protesta e 16 Shkurtit/ Dashamir Shehi paralajmëron dhunë

Publikuar më: 10:17 26-01-2019

Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së, ka folur rreth protestës madhështore që ka paralajmëruar opozita në datën 16 shkurt. Sipas Shehit kjo protestë ka për qëllim të rrëzojë kryeministrin Edi Rama.

Ndër të tjera, kreu i LZHK-së, ka shtuar se vendi duhet të ketë zgjedhje të lira e të ndeshme dhe se qeveria duhet të pastrojë grupet kriminale në vend.

Zoti Shehi nuk e ka përjashtuar mundësinë që protesta mund të jetë e dhunshme, duke e krahasuar me atë të Venezuelës, raporton gazeta Sot.

" Të mos jetë nevoja e revoltave të dhunshme siç po ndodh në rastin e Maduros në Venezuelë”,- tha Shehi.

Ndër të tjera Dashamir Shehi ka shtuar se rregullat e lojës, për momentin, nxjerrin humbës të mëdhenj qytetarët dhe vetë opozitën.

"Sa më shumë persona të jenë në shesh aq më i qetë do të jetë largimi i këtij personi që ia ka sjellë në majë të hundës shqiptarëve. Do të ketë më tej një qeveri transitore, që do të marrë përsipër disa detyra të rëndësishme. Kjo qeveri duhet të garantojë që vendi të shkojë në zgjedhje të lira, duhet një qeveri që të arrijë të pastrojë bandat, që zgjedhjet të mos bëhen me armë te koka, dhe as me para që iu jepen qytetarëve. Me këto rregulla loje që janë për momentin humbësit më të mëdhenj janë qytetarët, dhe vetë opozita. Të mos jetë nevoja e revoltave të dhunshme siç po ndodh në rastin e Maduros në Venezuelë,"- tha Dashamir Shehi./INTv.al

Article Logic
Execution time: 0.0037660598754883