INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e 26 majit, PD kërkon leje me afat të papërcaktuar

Protesta e 26 majit, PD kërkon leje me afat të papërcaktuar

Publikuar më: 16:25 24-05-2018

Këtë të shtunë sikurse është bërë e ditur opozita pritet të zhvillojë një protestë në kryeqytet.

Mësohet se opozita ka përcaktuar orën 11:00 të nisjes së protestës në kërkesën e depozituar në policinë e Tiranës, ndërsa nuk ka të specifikuar afatin përmbyllës të saj.

Ndërsa policia e kryeqytetit bën të ditur se gjatë të shtunës do të shtojë masat dhe efektivet e saj.

Drejtues të policisë së kryeqytetit konfirmojnë faktin se subjekti i Partisë Demokratike ka bërë kërkesë për mitingun e datës 26 maj dhe ai do të mbahet në orën 11:00 dhe do të nisë nga “Skënderbej ” dhe përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Për këtë arsye, policia e rendit do të kalojë në shërbim të përforcuar dhe me orar të zgjatur, duke filluar nga e premtja e deri në përmbyllje të protestës.

Ndryshe nga protestat e mëparshme priten të aktivizohen më pak punonjëse policie femra, pasi kohëzgjatja e tubimit nuk është përcaktuar ende.

Priten që rreth 1500 policë nga komisariatet e Tiranës, forcat Shqiponja, Forcat lëvizëse Operacionale dhe FNSH do të angazhohen për ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjate protestës së opozitës.

Article Logic
Execution time: 0.0037121772766113