Ditën e sotme, Kuvendi mblidhet për seancën e radhës plenare, ndërkohe opozita e bashkuar, pritet të mbajë protestën e gjashtë që prej datës 16 Shkurt.
Ndërkohë, Policia e Shtetit, prej 24 orësh ka kaluar në gjendje gatishmërie dhe ka hartuar një plan të detajuar masash për mbrojtjen e godinës së Kuvendit të Shqipërisë.
Gardhi me kangjella i dëmtuar në protestën e 16 marsit është forcuar me hekura dhe beton, ndërkohë që një tjetër kordon hekuri do të përcaktojë ‘vijën e kuqe’ që s’duhet kaluar nga protestuesit.
Pritet që njësoj si një javë më parë, deputetët e maxhorancës, por edhe prurjet e reja të opozitës, të hyjnë në seancë nga pedonalja e Tiranës.