INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e 9-të e opozitës nën 'zërat e përgjuara’

Protesta e 9-të e opozitës nën 'zërat e përgjuara’

Publikuar më: 08:39 21-06-2019

Sot opozita do të zhvillojë protestën e 9-të kombëtare për largimin e Kryeministrit Edi Rama.

Opozitarët do të jenë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 20:00.
Kjo protestë vjen në një situatë shumë më të tensionuar se më parë. Jo vetëm opozita dhe maxhoranca, në konflikt janë edhe institucionet.
Presidenti pas zhderkretimit të datës 30 qershor po përplaset fortë me Kryeministrinë dhe Kuvendin që ka nisur procedurat për ta shkarkuar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk njeh dekretin e dytë të Presidentit dhe vijon punën për zgjedhjet e 30 qershorit, siç ka kërkuar maxhoranca.
Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk ulen në dialog, ndërsa selitë diplomatike kanë ndalur edhe thirrjet për ndërtimin e urave të komunikimit.
Në të gjithë këtë konfliktualitet janë edhe përgjimet në mes.
Kryeministri Edi Rama, ish-ministri Samir Tahiri, Damian Gjiknuri, deputetët Ulsi Manja dhe Xhemal Qefalia, kandidati i PS për Bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu, krerë policësh dhe drejtorë shkollash janë kapur në përgjime duke folur për vota.
Përgjimet nuk janë mohuar, madje dje kryeministri Edi Rama tha se ka bërë mijëra biseda të tilla.
Protesta e 9 kombëtare e opozitës së bashkuar do të zhvillohet pikërisht nën zërat e përgjuar.
Megjithatë, kreu i opozitës, Lulzim Basha qetësoi ata që do të marrin pjesë në protestë. Sipas asaj që deklaroi mbrëmjen e djeshme, protesta e sotme do të jetë e qetë dhe pa përplasje. Ai tha se me vete do të merrte edhe familjen, bashkëshorten dhe dy vajzat e tij.
Ndërkohë, një ditë më parë, siç është bërë e zakonshme, ambasada e Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Tiranë bëri thirrje për protestë paqësore, ndërsa theksoi se do të dalë në mbrojtje të procesit zgjedhor.

Article Logic
Execution time: 0.0034248828887939