INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e artistëve, Kumbaro sqaron çfarë do të ndodh me Teatrin

Protesta e artistëve, Kumbaro sqaron çfarë do të ndodh me Teatrin

Publikuar më: 16:59 09-02-2018

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka reaguar pas protestës së artistëve shqiptarë. Një ditë më parë artistët protestuan kundër propozimit të qeverisë për një ligj të ri për Artin e Kulturën por edhe për zhvendosjen e tyre nga teatri Kombëtar tek teatri “Turbina” në Tiranë.

Kumbaro tha se do të takohet me të gjithë artistët për të diskutuar mbi pakënaqësitë që ata kanë dhe për gjetjen e një zgjidhje.

Ministrja e Kulturës tha se salla e Teatrit Kombëtar do të funksionojë deri ditën që do të nisë zbatimi i projektit të ri.

Lidhur me projektligjin Kumbaro sqaroi se ai është nxjerrë për konsultim publik.

Mes 74 artistëve që hartuan peticionin, ku kërkohet një takim i hapur me ministren e Kulturës për të qenë pjesë e vendimmarrjes në hartimin e ndryshimeve në ligj ishte edhe Robert Ndrenika. Kumbaro u pyet edhe për reagimin e aktorit të njohur, i cili tha se për ndërtimin e teatrit flitet shumë po nuk ka patur transparencë asnjëherë.

Ministrja u shpreh se duhet të flasë me të.

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916