INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e bizneseve të vogla për TVSH-në, nuk përmbahet Braçe: Injorantë, jap dorëheqjen nëse...

Protesta e bizneseve të vogla për TVSH-në, nuk përmbahet Braçe: Injorantë, jap dorëheqjen nëse...

Publikuar më: 21:33 10-04-2018

Biznesi i vogël uli sot qepenët për një orë duke kundërshtuar përfshirjen në skemën e TVSH. Ata paralajmëruan se do të vijojnë që të kundërshtojnë vendimin e qeverisë, pasi po i dërgon drejt falimentit, por deputeti i PS, Erjon Braçe që është njëherësh edhe kryetar i Komisionit të Ekonomisë shpjegoi në Report Tv se nuk ka TVSH për biznesin e vogël.

Braçe deklaroi se përfshirja në skemën e TVSH për bizneset me xhiro 2 milionë lekë bëhet për të kontrolluar grosistët e mëdhenj të cilët bëjnë evazion fiskal duke iu shmangur taksave.
Teksa komentoi ashpër protestën e opozitës, akuzoi dhe demokratët Bumçi, Noka dhe Kuliçi duke i quajtur injorantë dhe tregtarë të vegjël.

Sakaq, shton se do japë dorëheqjen nëse kreu i PD Lulzim Basham mund të shpjegojë TVSH-në. “Bumci, Noka, Kulicaj duken si tregtar të vegjël!! Ata janë injorantë. Merre Bumcin dhe Nokën dhe nëse do të shpjegojnë TVSH unë iki dhe jap dorëheqjen. Merre Bashën dhe nëse shpjegon TVSH, unë iki, se secili nga këta nuk e ka haberin.”- u shpreh Braçe.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038278102874756