INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e jelekëve të verdhë, Macron nuk tërhiqet nga rritja e taksës së naftës

Protesta e jelekëve të verdhë, Macron nuk tërhiqet nga rritja e taksës së naftës

Publikuar më: 10:32 28-11-2018

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se nuk do të braktisë taksën kontraverse të naftës, teksa shtyn përpara strategjinë për energji në të ardhmen në Francë.

Në protestat e ashtuquajtura jelekët e verdha, kanë marrë pjesë mijëra persona në rrugët e Francës, për të kundërshtuar çmimet e naftës.

Mirëpo shefi i Elysees ka thënë se ai është i hapur për ide si dhe për rishikim të aplikimit të taksës së naftës.

Ai po ashtu ka njoftuar se Franca do të mbyllë të gjitha stacionet ku sigurohet energji nga thëngjilli deri më 2020, së bashku me disa stacione bërthamore.

Në fjalimin e mbajtur ditën e martë, Macron ka thënë se nuk është duke ngatërruar protestuesit me qytetarët që dëshirojnë të përçojnë një mesazh, por “nuk mund të jeni pro mbrojtjes së ambientit të hënën dhe më pas të martën të kundërshtoni rritjen e çmimit të naftës”.

“Ne duhet të dëgjojmë alarmin shoqëror dhe protestat, mirëpo ekziston edhe një alarm për ambientin” u shpreh Macron.

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271