Mazhoranca ditën kur opozita zgjodhi të protestojë iu bashkua nismës për fëmijët e sëmurë me leucemi.
Në seancën plenare të sotme deputetë të PS kanë veshur një bluze të bardhë me luledielli simbol i nismës.
Projekti u prezantua nga Taulant Balla, një projekt ku synohet të blihet një aparaturë mjekësore që do të shërbejë për kurimin e fëmijëve të sëmurë nga leucemia.
Bluzat e bardha janë vendosur pranë tavolinave ku ulen deputetët, dhe kanë qënë gjatë të gjithë kohes edhe kur në seancë u hodh tymuese.