Sindikatat kanë paralajmëruar se ditën e nesërme do të zhvilloj një protestë për mbrojtjen e të drejtave të minatorëve.
Drejtuesit e sindikatave paralajmërojnë në mënyrë zyrtare se ky tubim do sjell bllokimin e institucioneve, rrethim të kryeministrisë, si dhe përplasje me policinë deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Arsyeja e protestës është mosmiratimi nga qeveria i projektligjit për “Statusin e minatorit”, propozuar nga sindikata e minatorëve.
Projekti parashikon ndryshimin e viteve për marrjen e statusit të punonjësve që kanë punuar në miniera, rritje të trajtimit financiar dhe kushte më të mira sociale për punëtorët e nëntokës.