16 persona janë arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë protestës së opozitës të shtunën para kryeministrisë.
Mes të arrestuarve janë qytetarë nga qytete të ndryshme duke përfshirë edhe ish-kreun e Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha.
Të arrestuarit akuzohen për kundërshtim të policisë, dëmtim prone me dashje, protestë pa leje dhe prishje e qetësisë publike.
Masa e sigurisë ndaj tyre pritet të jepet ditën e nesërme në orën 10:00.
Ndërkohë vijojnë edhe shoqërimet në polici për persona të tjerë pjesëmarrës në protestën e 16 shkurtit.