Policia nuk ka arrestuar asnjë person pas protestës së 8 kombëtare të PD siç ka ndodhur herët e tjera.
Mësohet se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 15 prej tyre pasi dyshohet se kanë ushtruar akte dhune ndaj punonjësve të policisë.
Protesta e 8 qershorit është ndër të paktat protesta ku nuk janë kryer arrestime, që prej protestës së parë me 16 shkurt.
Tubimin e fundit të opozitës, policia arrestoi 42 protestues, dhe procedoi 18 të tjerë, mes tyre dhe Gazmend Bardhin.
Lidhur me këtë protestë policia la në burg 2 prej protestuesve, dhe 3 në arrest shtëpie, ndërsa 37 të tjerëve iu caktua masa detyrim paraqitje.