INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e opozitës/ Basha mban fjalimin: Në këtë shesh do merret një vendim i madh për Shqipërinë  [FOTO]

Protesta e opozitës/ Basha mban fjalimin: Në këtë shesh do merret një vendim i madh për Shqipërinë [FOTO]

Publikuar më: 12:43 18-02-2017

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka marrë fjalën në protestë i pritur me brohorima dhe entuziazëm.

Në fillim të fjalës së tij, Basha ka përshëndetur mijëra shqiptarë që janë mbledhurr në Tiranë.

“Sot ne nisin rrugëtimin drejt një fillimi të ri, për të cilin ka nevojë Shqipëria, çdo shqiptar, të rinj e të reja. Sot jemi këtu për ta shpallur këtë vendim me zë të lartë:

Qeveria të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Politika të ndahet nga krimi. Politikanët e lidhur me krimin dhe drogën po shkatërrojnë vendin. Qeveria ka dështuar në shëndetësi dhe arsim. Vendi është bërë hambari i drogës në Europë.

 Ne jemi ndryshe nga këta.

Sot dua të ndaj diçka me ju dhe mendoj se ka ardhur koha ta kujtoni. Unë jam gati t’iu udhëheq në rrugën që na nxjerr nga ky kaos. Jam gati të ndërtoj me ju, për ju një shoqëri të re, një vend të ri, një të ardhme të re për çdo qytetar të ndershëm.

Nuk do të jketë zgjedhje që deformojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Do punojmë papushim për të përmbushur aspiratën tonë të përbashkët që ta bëjmë ëndrrën realitet.

Sot e nisin marrshimin drejt një qëllimi i cili është më i madh qëllimi i një partie politike, më i madh se rrotacioni politik i radhës nga e kuqe në blu apo nga blu në e kuqe sepse ka të bëjë me vendimin se ne vetë dhe askush tjetër do vendosë për fatin tonë. ”, u shpreh Basha në fjalimin e tij.

logo3.jpg

luli-brenda3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879