INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA E OPOZITËS. Basha: Qeveria iu përgjigj thirrjes tonë me dhunë barbare!

PROTESTA E OPOZITËS. Basha: Qeveria iu përgjigj thirrjes tonë me dhunë barbare!

Publikuar më: 18:13 13-05-2019

Ka nisur tashmë protesta e 5 kombëtare nga opozita e bashkuar. Basha po mban një fjalim para protestuesve para Kryeministrisë.

Gjatë fjalës së tij kreu i PD Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se përdor dhunën si përgjigje ndaj halleve dhe problemeve të shqiptarëve.

“Vetëm 48 orë më parë, shqiptarët u bashkuan në një protestë të jashtëzakonshme për të kërkuar një të drejtë të pakështuezueshme, garancinë për lirinë dhe dinjitetin e çdo shqiptari, votën e lirë dhe të ndershme. Qeveria dhe kryeministri ilegjitim iu përgjigj thirrjes tonë me dhunë barbare, me provokime, me rrahje, me gaz helmues.

Përgjigja e vetme e Edi Ramës ishte dhuna. Me dhunë i mori zgjedhjet, ky është kryeministër ilegjitim. Tash, dy vjet Prokuroria ka vetëm një mision; të ndalë hetimin e dosjeve kriminale ku janë kapur kupola e Rilindjes me kupolën e mafies për të blerë votën”, tha Basha.

Basha u shpreh se bashkimin e opozitës nuk e shuan dot dhuna barbare e Edi Ramës.

Article Logic
Execution time: 0.0021989345550537