INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e opozitës, Basha: Rruga e vetme, largimi i kësaj qeverie

Protesta e opozitës, Basha: Rruga e vetme, largimi i kësaj qeverie

Publikuar më: 10:55 26-05-2018

Përpara mijërave protestuesve të mbledhur nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Lulzim Basha theksoi se problemi që ka sot Shqipëria është mungesa e demokracisë, rënia e shtetit të së drejtës, është shteti i kapur nga krimi e korrupsioni.

Ka vetëm një rrugë, sipas Bashës dhe është largimi i kësaj qeverie nga populli i bashkuar.

‘Sot, në këtë shesh jemi mbledhur me qindra mijëra për dritën e së vërtetës, për diellin tonë që lind në perëndim. Për atë dritë që na u mohuar për gjysmë shekulli, për atë dritë që këto ditë e kanë bllokuar.Sot më shumë se kurrë sytë tanë kërkojnë dritën që vjen nga perëndimi, edhe pse ajo shkëlqen nga larg.
Sot jemi mbledhur në këtë shesh për të treguar se jemi europian. E si të tillë besojmë te shteti ti së drejtës. Sot protestojmë për liri, drejtësi e demokraci. Jemi këtu për t’iu drejtuar perëndimit, se qeveria bizantine nuk përfaqëson popullin, aspiratën e shqiptarëve.

Përpjekja jonë nuk është luftë për pushtet, është betejë mes të mirës dhe të keqes, mes njerëzve që duan drejtësi dhe atyre që e kanë kapur drejtësinë.Problemi që ka sot Shqipëria është mungesa e demokracisë, rënia e shtetit të së drejtës, është shteti i kapur nga krimi e korrupsioni.Duhet të keni besim tek vota, kur njerëzit nuk kanë besim tek ajo, vota do të shitet e blihet. Vota arma e në dorë e njerëzve. Ne kemi nevojë që ne mund të bëjmë Shqipërinë. Sa herë që njerëzit bëhen bashkë, ia kanë dalë. Nëse bëhemi me qindramijëra, pushteti do të bëhet i njerëzve’ u shpreh Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0038840770721436