INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e opozitës, deputetët që po precedohen penalisht [Emrat]

Protesta e opozitës, deputetët që po precedohen penalisht [Emrat]

Publikuar më: 15:30 19-12-2017

Vetëm një ditë pas protestës së djeshme në ambjentet e Kuvendit të Shqipërisë 10 deputetë po procedohen në gjendje të lirë për prishje të rendit dhe kundërshtim të Policisë, 1 shtetas procedohet për organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme.

Ka filluar procedimi penal për veprën penale të “Kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, parashikuar nga neni 235/2 Kodit Penal, në ngarkim të deputetëve: Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Ervin Salianji, Gent Strazimiri, Kejdi Mehmetaj, Floida Kërpaçi, Klevis Balliu, Grida Duma, Edi Paloka, Endrit Braimllari, Eno Bozdo (sekretar i PD).

Po ashtu policia bën me dije se janë arrestuar 6 persona dhe dy po procedohen në gjendje të lirë

‘Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, në vijim të veprimeve për evidentimin, dokumentimin dhe kapjen e shtetasve që kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë gjatë prostestës së opozitës të zhvilluar në datën 18 dhjetor 2017 para Kuvendit të Shqipërisë, kanë bërë arrestimin në flagrancë, të:

• Renato Xhihani, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë;
• Ervis Hajredini, 21 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
• Igli Hasani, 24 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
• Fanol Prifti, 40 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
• Sokol Vuçeta, 46 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (i dënuar më parë);
• Shyqri Proshka, 33 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë po vijon punën për identifikimin, kapjen dhe vënien para drejtesisë të gjithë personave që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së datës 18.12.2017 dhe vënien e tyre përballë përgjegjësisë ligjore.

Article Logic
Execution time: 0.0034651756286621