Për 20 minuta pritet të nisë protesta e opozitës së bashkuar, ndërkohë kordoni policor është vendosur në hyrje të godinës së Kuvendit.
Në tubimin e sotshëm janë angazhuar 1500 forca policore dhe janë marrë masa për çdo situatë, lajmërim që u bë edhe ditën e djeshme nga "Policia e Shtetit".
Mësohet se as ditën e sotme nuk do të ketë fjalime politike, zëri i vetëm që do të dëgjohet është zëri i protestuesve.
Kujtojmë se deputetët e PD-së dhe LSI-së firmosën dorëzimin e mandateve. Ndërsa kryeministri ndodhet në Gjirokastër.