INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e opozitës/ Forcat policore shkaktojnë tension tek qytetarët, u kërkojnë kartat e identitetit

Protesta e opozitës/ Forcat policore shkaktojnë tension tek qytetarët, u kërkojnë kartat e identitetit

Publikuar më: 09:09 05-03-2019

Ka mbetur vetëm një orë nga fillimi i protestës së opozitës para parlamentit ku pritet të zhvillohet edhe seanca plenare.

Qindra forca policie mbajnë të rrethuar pedonalen mes Galerisë se Arteve dhe Ministrisë së Brendshme. Qytetarët nuk lejohen të lëvizin lirshëm në rrugët e kryeqytetit pasi policia u merr kartat e identitetit qytetarëve që kërkojnë të kalojnë në këtë rrugë.

Godina e parlamentit është rrethuar me skela, ndërsa 200 efektivë do të angazhohen për mbrojtjen e deputetëve.

Bëhet me dije se policia këtë herë do të përdorë fillimisht ujë me presion, i cili ka në përmbajtje ngjyrues, raporton "NewsBomb.al". Kjo bëhet për shkak se policia do hedhë ujë vetëm në drejtim të personave që do jenë të dhunshëm për t'a pasur më pas më të lehtë identifikim e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0037801265716553