INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA E OPOZITËS/ Klevis Balliu: Kjo qeveri ka 6 vite që i ka marrë frymën qytetarëve shqiptarë!

PROTESTA E OPOZITËS/ Klevis Balliu: Kjo qeveri ka 6 vite që i ka marrë frymën qytetarëve shqiptarë!

Publikuar më: 11:12 28-03-2019

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu në protestën e sotme para parlamentit tha se ka ardhur koha që qytetarët ti marrin frymën qeverisë.

" Jemi mbledhur kundër atij parlamenti që është kthyer në një parlament palaçosh. Parlamenti është këtu, është në Vlorë në Shkodër, në gjithë Shqipërinë.

Ka 6 vite kjo qeveri që i nxin jetën qytetarëve shqiptarë. Ka 6 vite që i ka marrë frymën qytetarëve shqiptarë, është kohë që qytetarët ti marrin frymën kësaj qeverie.

Këta komunistë sot kanë rikthyer gjyqet politike.

Shqiptarët do të të nxjerrin ty Rama me hir apo me pahir", shprehet Balliu.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609