Protesta e ditës së sotme nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e mediave të huaja.
Ata kanë përshkruar atë që ndodhi në protestë ku, shumë protestues çanë kordonin e policisë duke u përpjekur të futen në Kryeministri.
Ata kërkojnë largimin e kryeministrit Rama dhe qeveri tranzitore.
Media ndërkombëtare prestigjioze si EuronNews apo edhe Zëri i Amerikës kanë transmetuar live zhvillimin e protestës.
"Protesta antiqeveritare në Shqipëri" shkruan Euronews.
Washington Post shkruan se mijëra mbështetës të opozitës në Shqipëri janë përplasur me policinë në një protestë ati-qeveritare. Ata kanë shkruar më tej se protestuesit kanë çarë kordonin e policisë duke tentuar të futen edhe në Kryeministri.
“Opozita sulmon selinë e qeverisë shqiptare”, shkruan agjensia italiane e lajmeve Ansa, e cila e ka lajm kryesor pasqyrimin e zhvillimeve të fundit në vendin tonë; një grup manifestuesish kanë mësyrë kryeministrinë duke tentuar hyrjen në ndërtesë, por janë zbrapsur nga forcat e gardës së republikës të ndodhur brenda saj që kanë lëshuar gaz lotsjellës.