INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA E OPOZITËS/ Lleshaj: Plan sulmi ndaj institucioneve, u zhvendosët në mënyrë të pabesë...

PROTESTA E OPOZITËS/ Lleshaj: Plan sulmi ndaj institucioneve, u zhvendosët në mënyrë të pabesë...

Publikuar më: 13:21 14-04-2019

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dalë sot para mediave ku tha se protesta e djeshme pati më tepër dhunë, çka tregon sipas tij dëshpërimin e organizatorëve, të cilët i akuzoi dhe për një plan sulmi ndaj institucioneve.

Lleshaj numëroi sipas tij, shkeljet e bëra gjatë protestës së djeshme, madje duke akuzuar përfaqësuesit e opozitës edhe për thirrje antikushtetuese.

“Pati më tepër dhunë, ky është një lajm i keq që tregon dëshpërimin e organizatorëve. Protesta e mbrëmshme u zhvendos në mënyrë të pabesë, tinëzare nga vendi ku ishte kërkuar tek kryeministri drejt parlamentit duke krijuar pasoja të rënda, duke përfshirë qytetarë të palidhur me protestën e duke sjell dëme. Nga ana e organizatorëve nuk ishin marrë asnjë masë për sigurinë e saj, nuk ishte shpenzuar asnjë burim njerëzor apo material që protesta të zhvillohej brenda hullisë ligjore. Përkundrazi nga organizatorët ishin marrë masa për të hartuar plan sulmi dhe për të përdorur dhunë kundër institucioneve kushtetuese. Gjatë protestës u konsumuan thirrje të hapura antikushtetuese, për dhunë, për revolucion”, deklaroi ministri i Brendshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0035431385040283