INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e opozitës, MB: Monitorim nga ekspertët e huaj

Protesta e opozitës, MB: Monitorim nga ekspertët e huaj

Publikuar më: 18:19 26-01-2018

Në një njoftim për mediat Ministria e Brendshme bën me dije se protesta e së shtunës do të monitorohet nga ekspertët e huaj të cilët janë të atashuar pranë këtij institucioni.

Në deklaratën për mediat thuhet se plani i masave është realizuar me mbështetjen e misioneve të vendeve partnere, që asistojnë policinë e Shtetit.

“Policia e Shtetit ka të gjitha kapacitetet për të garantuar të drejtën e tubimit. Në të njëjtën kohë, ajo do të veprojë sipas përcaktimeve ligjore ndaj kujtdo që cenon rendin dhe sigurinë dhe do t’i përballë ata me ndëshkimin e duhur ligjor”, thuhet në njoftim.

Article Logic
Execution time: 0.0036189556121826