Media ndërkombëtare kanë transmetuar drejtpërdrejtë protestën e opozitës në bulevardin ''Dëshmorët e Kombit''.
‘’Balkan Insigt’’ ka shkruar për një prani të madhe të Policisë përballë Parlamentit.
''Një prani e madhe e policisë është e dukshme në rrethinat e parlamentit shqiptar këtë mbrëmje, ndërsa protestuesit anti-qeveritar ndodhen në rrugët e Tiranës për të kërkuar të drejtat e tyre dhe dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij socialiste.”
Edhe media Russia Today”, ka transmetuar në lidhje të drejtpërdrejtë pamje nga sheshi i tejmbushur me mijëra protestues në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së Kryeministrisë.
Në të njëjtën mënyrë, protesta është transmetuar edhe nga seksioni në gjuhën shqipe i “Zërit të Amërikës” në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”. Gjithashtu, media të tjera të njohura ndërkombëtare kanë raportuar mbi këtë protestë kombëtare të katër në radhë të opozitës së bashkuar në Tiranë.