INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e opozitës më 16 shkurt/ Kryemadhi zbulon skenarin: Mund të rrethohet Kryeministria, mund të...

Protesta e opozitës më 16 shkurt/ Kryemadhi zbulon skenarin: Mund të rrethohet Kryeministria, mund të...

Publikuar më: 22:26 28-01-2019

Opozita ka nisur përgatitjet për protestën e madhe të 16 shkurtit dhe lidhur me këtë ka folur mbrëmjen e sotme, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. 

E ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Kryemadhi tha se askush nuk mund ta parashikojë çfarë do të ndodhë në protestën opozitare të 16 shkurtit.

Ajo shtoi gjithashtu se protestuesit mund të qëndrojnë përpara godinës së Kryeministrisë gjatë gjithë kohës, por edhe mund ta rrethojnë atë.

“Në datën 16 shkurt fillon protesta dhe nuk ndalemi më. Mund të qëndrojmë aty gjatë, mund të rrethohet Kryeministria, mund të ketë disa skenarë", tha Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383