INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA e opozitës, merret vendimi për 6 të arrestuarit. Ja kush ngeli në burg

PROTESTA e opozitës, merret vendimi për 6 të arrestuarit. Ja kush ngeli në burg

Publikuar më: 14:36 24-03-2019

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre nga gjashtë të arrestuarit në protestën e fundit të opozitës të organizuar para Kuvendit të Shqipërisë, konkretisht Mariglen Doçin, Dorian Protoduarin dhe Emiljan Mustafa.

Tre të tjerët, Jurgen Gjikola, Bledar Dollia dhe Arbër Kola u lanë në "arrest shtëpie".

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa morën pjesë në të familjarë dhe përfaqësues nga PD dhe LSI.

Ata akuzohen për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Më poshtë protestuesit e arrestuar

- J.Gj., 24 vjeç, nga Shijaku;
- M.D., 24 vjeç, nga Mamurrasi;
- A.K., 20 vjeç, nga Rrësheni;
- B.D., 36 vjeç, nga Kavaja;
- E.M., 26 vjeç, nga Kavaja;
- D.P., 31 vjeç, nga Tirana.

Article Logic
Execution time: 0.0037388801574707