Ditën e nesërme opozita ka vendosur protestojë sërish duke bllokuar akset kryesore të rrugëve në 12 qarqe të vendit.
Ky vendim u mor pas takimit që kreu i demoktarëve, Lulzim Basha bëri me aleatët. Në një prononcim për mediat, Basha tha se kjo formë proteste vjen si një intensifikim dhe përshkallëzim i mosbindjes civile.
Më poshtë renditen të gjitha akset të cilat do të bllokohen nesër në orën 18:00:
- Tiranë: Te sheshi “Shqiponja”
- Korçë: Në hyrje të qytetit
- Elbasan: Në aksin Bradashesh-Elbasan
- Milot: Rrethrrotullimi i Milotit
- Shkodër: Në hyrje të qytetit
- Fier: Tek Ura e Sheqit
- Vlorë: Në hyrje të qytetit
- Dibër: Në aksin nacional Tiranë-Peshkopi
- Kukës: Tek ura në hyrje të qytetit
- Durrës: Rrethrrotullimi te Plepat