Është arrestuar sot autori që qëlloi me gurë në kokë efektivin e FNSH ditën e djeshme gjatë protestës në hyrje të Fierit.
Newsbomb.al zbulon identitetin e të arrestuarit. Bëhet fjalë për Pëllumb Isufaj, 56 vjeç.
Mësohet se 56-vjeçari, që sipas policisë është me detyrë inspektor mjedisi në Bashkinë Mallakastër, është edhe me precedentë të mëparshëm penal.
Isufaj është arrestuar në majt të vitit 2017. Asokohe 56-vjeçari mbante postin e përgjegjësit të zyrës përmbarimore Fier.