Pas protestës së djeshme të opozitës në qytetin e Fierit, policia ka shoqëruar në komisariat 10 nga protestuesit e tubimit të djeshëm, ku mbeti i plagosur dhe një efektiv i FNSH-së.
Sipas kreut të PD Fier, Luan Baçi janë shoqëruar 10 persona në komisariatin e Fierit dhe pas një deklarate janë lënë të lirë, ndërsa një protestues ende mbahet në polici.
Policia Fier ende nuk ka një njoftim zyrtar për shoqërimet e protestuesve.
Po ashtu, ende nuk ka asnjë autor për plagosjen e efektivit të policisë në protestë, ndërsa i pyetur nga Balkanweb për këtë incident kreu i PD Fier, Luan Baçi i ka qëndruar deklaratës së tij të një dite më parë, se incidenti dhe plagosja e efektivit është kryer nga persona të infiltruar nga policia.