INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e opozitës në orën 12:00, ja deri kur zgjat...

Protesta e opozitës në orën 12:00, ja deri kur zgjat...

Publikuar më: 11:57 27-01-2018

Policia e Tiranës ka marrë një sërë masash për protestën e thirrur nga opozita me në krye Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim që do të zhvillohet sot në orën 12:00 përpara Kryeministrisë.

Rreth 1500 policë të angazhuar në terren për mbarëvajtjen e protestës e cila mësohet se do zgjasë katër orë.

Të angazhuar do jenë FNSH, Forcat e Rendit dhe ato operacionale. Gjithashtu, në terren do të ketë edhe agjentë civil dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH). Synimi është shmangia e incidenteve dhe një tentativë e mundshme e protestuesve për të sulmuar institucionet, pavarësisht se organizatorët e kësaj proteste kanë mohuar ekzistencën e skenarëve të dhunës.

PD ka marrë leje nga Policia e Tiranës për një protestë 4-orëshe, cila nis në orën 12:00 përpara Kryeministrisë. Protestuesit do marshojnë nga selia e PD, sheshi “Skënderbej” dhe “Rruga e Elbasanit” në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Policia e kryeqytetit ka marrë masa edhe për rrugët të cilat do bllokohen orët e para të mëngjesit të nesërm e deri në përfundim të protestës. Kështu, në të gjitha rrugët që të çojnë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” nuk do lejohet qarkullimi i automjeteve përveç mjeteve të transportit publik.

Ndërsa sa i takon automjeteve me të cilët do vijnë protestuesit nga rrethet, bëhet e ditur se nuk do lejohet hyrja e tjera në Tiranë. Mjetet që vijnë nga jugu dhe veriu do ndalohen te pallati i sportit “Asllan Rusi”, ndërsa ata të juglindjes, te stacioni i autobusëve pranë Fakultetit Ekonomik te “Rruga e Elbasanit”.

Gjithashtu, vëmendje të madhe do ketë edhe kontrolli fizik i personave të dyshimtë për armë apo sende të paligjshme në akset kryesore të Tiranës. Janë marrë masat dhe për sigurimin e institucioneve përgjatë Bulevardit. Policia ka kërkuar informacion dhe nga drejtoritë e qarqeve për personat me precedentë penalë.

Article Logic
Execution time: 0.0032858848571777