Tym, kapsolla dhe thirrje për rrëzimin e qeverisë. Kjo është situata pasi u ça kordoni i policisë dhe protestuesit shkuan te dera e Kryeministrisë. Ata nuk kanë tentuar të hyjnë në Kryeministri, por situata duket mjaft e tensionuar.
Nën kryetari i PD, Edi Paloka mori fjalën, i cili bëri thirrje që të marshohet drejt Parlamentit.
‘Bashkë drejt Parlamentit, asnjë të mos largohet”,- dëgjohet ai.