Protesta e sotme në Fier u shoqërua me tensione mes policisë dhe qytetarëve të cilët kishin dalë për të protestuar kundër kryeministrit Rama.
Gjatë përplasjeve një oficer I FNSH-së mbeti i lënduar në kokë dhe u dërgua në spital.
Pas përfundimit të protestës policia bëri me dije se gjatë protestës pati tentativa për të çarë kordonin policor, si dhe u goditën me sende të forta forcat e Policisë.
“Për pasojë u plagos në kokë një punonjës policie i FNSH-së, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Fier.
Grupi hetimor do të analizojë provat dhe pamjet filmike për të vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e sulmit ndaj punonjësit të rendit”, njofton policia.