INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e opozitës/ Policia arreston 7 persona, procedohen 15 të tjerë

Protesta e opozitës/ Policia arreston 7 persona, procedohen 15 të tjerë

Publikuar më: 09:01 14-05-2019

Pas protestës së 5-të kombëtare të zhvilluar nga opozita, policia ka arrestuar 7 persona dhe 15 të tjerë i ka proceduar në gjendje të lirë.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës” dhe ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e persona të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në këtë protestë të dhunshme.

Marshimi i protestuesve dje ishte drejtuar 5 godinave të institucioneve kryesore në vend Kryeministrisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë-Parlamentit, Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Article Logic
Execution time: 0.0019838809967041