INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e opozitës/ Rama nuk është në zyrë, Tahiri e merr si një ditë të zakonshme [FOTO]

Protesta e opozitës/ Rama nuk është në zyrë, Tahiri e merr si një ditë të zakonshme [FOTO]

Publikuar më: 11:44 18-02-2017

Opozita me protestën e organizuar sot në sheshin para kryeministrisë, do të kërkojë  garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ndërkohë mësohet se kryeministri Rama nuk do të jetë në zyrë, ndërsa në krye të detyrës ka shkuar ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Vizita e djeshme në Kosovë duket se ia ka bërë të pamundur Ramës kthimin herët dnaj pritet të kthehet rreth apsdites.

Por ndryshe nga Rama, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka 30 minuta që ka mbërritur në zyrën e tij. Ndoshta jo si zakonisht, ai është shfaqur i veshur me kostum sportiv e atlete, çka na bën të mendojmë që po e merr me ‘sportivitet’ protestën e opozitës.

Ndërkaq, kujtojmë se për të garantuar mbarëvajtjen e saj janë angazhuar në terren mbi 2000 forca policore, ndërsa vetë RENEA ka marrë në mbrojtje Kryeministrinë.

INTV ju sjell disa moment me këto foto  nga mbledhja e njerëzve në zona të nryshme të Tiranës. 

foto1.jpg

 

foto2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0047450065612793