INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e opozitës, reagojnë ministri Lleshaj dhe Presidenti Meta: Evitoni aktet e dhunës, s’mund të digjet Shqipëria

Protesta e opozitës, reagojnë ministri Lleshaj dhe Presidenti Meta: Evitoni aktet e dhunës, s’mund të digjet Shqipëria

Publikuar më: 18:45 11-05-2019

Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj ka reaguar në lidhje me tensionet e krijuara në protestën e kësaj të shtune para kyeministrisë.

Përmes një postimi në Tëitter ministri Lleshaj bën apel qytetarëve që të largohen nga dhuna ndaj institucioneve.

“Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur! Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri!”

sander.png

 

Edhe Presidenti Meta ka reaguar lidhur me protestën e opozitës ku ka kërkuar që të evidentohen aktet e dhunës.

"Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkon të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve.", thuhet në deklaratën për shtyp të Presidentit. 

Article Logic
Execution time: 0.0038487911224365