Pak orë para së të nisë protesta e opozitës së bashkuar, Ambasada italiane në vendin tonë porosit qytetarët të shmangin qendrën e Tiranës duke filluar prej orës 20:00.
"E hënë, më 8 korrik, duke filluar rreth orës 20.00, do të ketë një protestë politike që do të përfshijë qendrën e Tiranës, në veçanti bulevardin "Dëshmoret e Kombit", pranë Presidencës, Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit. Rekomandohet të shmangni grumbullimet dhe të ndiqni përditësimet përmes shtypit dhe në përgjithësi të tregoni kujdes maksimal".
Gjithashtu, Ambasada thotë protesta mund të rëndojë trafikun në rrugët kryesore të hyrjes në qytet.