Ndërsa në orën 18:00 opozita ka parashikuar të organizojë protestën e radhës para Kryeministrisë ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz bëri thirrje të që ajo të jetë ”paqësore, pasi ҫdo element dhune përbën vijë të kuqe”.
Thirrjet për shmagien e dhunës kanë karakterizuar qëndrimin e BE, trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare të pranishme në Tiranë që kanë vënë në dukje njëzëri të drejtën themelore të protestës në demokraci, por pa ushtruar asnjë akt dhune dhe shkatërrimi.
Faktori ndërkombëtar i kërkon opozitës të rikthehet dhe të riangazhohet në procesin politik, duke marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.