INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e opozitës, reagon OSBE: Dënojmë dhunën, është koha për dialog...

Protesta e opozitës, reagon OSBE: Dënojmë dhunën, është koha për dialog...

Publikuar më: 18:57 13-05-2019

Zyra qendrore e OSBE ka bërë një deklaratë për situatën në Shqipëri. Në një deklaratë udhëheqësit e OSBE shprehin shqetësim lidhur me protestat e dhunshme në Shqipëri. Ata bëjnë thirrje për përmbajtje dhe dialog.

Drejtuesit e OSBE theksuan se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është një parakusht themelor i një shteti demokratik. Por institucionet e forta vendase – përfshirë, në mënyrë kritike, një parlament efektiv – janë gurët e themeli të demokracisë dhe thelbësore për stabilitetin politik dhe sundimin e ligjit. Dhuna dhe frikësimi i zyrtarëve të organizatave ndërkombëtare janë të papranueshëm.

“Trazirat nuk janë zëvendësuese për angazhimin politik demokratik. Ka ardhur koha për të hartuar një platformë të brendshme për dialog, e cila përfshin të gjithë aktorët relevantë, duke përfshirë të gjitha palët, shoqërinë civile dhe akademinë, për të kapërcyer dallimet dhe për të punuar së bashku në interesin më të mirë të Shqipërisë. Ne i bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë dhe qytetarëve të Shqipërisë që të tregojnë përgjegjësi, të demonstrojnë në mënyrë paqësore dhe të veprojnë me përmbajtje. OSBE do të vazhdojë të mbështesë procesin demokratik në Shqipëri”, thuhet në njoftim.

Article Logic
Execution time: 0.0034270286560059