‘Faleminderit të gjithë atyre demokratëve, të cilët nuk duan ta shohin me sy qeverinë, po e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në babaleprotestën sa qesharake, aq edhe të pabesë ndaj çdo shqiptari e shqiptareje, që nuk pranon të dëmtojë Shqipërinë për babalepartinë’ është ky reagimi i parë i kryeministrit Rama vetëm pak minuta pas mbarimit të protestës së opozitës.
Në postimin e publikuar në rrjetin social facebook Rama ka publikuar edhe një foto të një punonjëseje e cila po pastron bulevardin para kryeministrisë ku dhe u zhvillua protesta.