INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e opozitës/ Sekretari i përgjithshëm i LSI-së: Policia mos provokojë...

Protesta e opozitës/ Sekretari i përgjithshëm i LSI-së: Policia mos provokojë...

Publikuar më: 11:10 16-03-2019

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, me anë të një prononcimi për mediat, është shprehur se protesta e opozitës, ditën e sotme do të jetë historike dhe një uragan popullor, i pandalshëm.

Ndër të tjera, Braimllari, ka deklaruar se nuk ka asnjë skemë policie, të Sandër Lleshit, që do e ndalë protestën e sotme.

“Nuk ka skemë policie të Sandër Lleshit që ndalon uraganin popullor, tanimë qytetarët e kanë vetë në dorë fatin e tyre dhe protesta do të jetë masive, nuk ka skemë policie të kësaj policie, Sandër Lleshi ka lajmëruar efektivë policie nëpër rrethe që të shkojnë në mëngjes herët që të bllokojnë eksponentë të LSI-së, të Partisë Demokratike, por dhe të opozitës”,- deklaron Braimllari.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të LSI-së, dita e sotme është historike për Shqipërinë, sepse protesta është e shqipëtarëve.

Braimllari theksoi se policia nuk duhet t'i provokojë dhe nxisë protestuesit që të shfaqin dhunë, pasi e kanë marrë në dorë vetë fatin e tyre.

"Ne kemi porositur strukturat e LSI që kjo është një protestë paqësore, të mos provokohen nga policia, sepse qytetarët e kanë marrë vetë në dorë fatin e tyre",- është shprehur Endrit Braimllari. / intv.al

Article Logic
Execution time: 0.00370192527771