Janë shtuar protestuesit e opozitës që kanë parë dyert e policisë pas protestës së djeshme. Numri i të shoqëruarve ka shkuar në 45 persona, ndërsa nuk dihet ende sa prej tyre janë arrestuar, shkruan Balkanweb.
Protesta e djeshme e opozitës, e nënta që nga shkurti, pati përplasje mes policisë dhe protestuesve, ndërsa pati edhe të plagosur nga të dyja palët. Po kështu u dhunuan edhe gazetarë. Po gjatë protestës së djeshme te Parlamenti protestuesit i vunë zjarrin e dhe një makine të parkuar, si dhe thyen xhamat e një biznesi aty pranë.
Ndërkohë mësohet se në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë shkuan Edmond Spaho, Bardh Spahia, Endri Hasa, Romeo Gurakuqi, Klevis Balliu dhe Edi Paloka.
Ish-deputetët kërkuan një takim me përfaqësues të policisë, por i është thënë se protestuesit janë shoqëruar nëpër komisariate dhe më pas do të sillen në drejtori.